Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, identifikohet drejtuesi i “Benz-it”
Është identifikuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” që u përfshi në aksident në Këlcyrë.
Edison Bregaj, 24 vjeç, është shoferi që drejtonte mjetin i cili po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm që kishin ardhur nga Lindja e Mesme.
"Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip "Benz" që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç", njofton policia.
Bregasi tentoi t’i shpëtojë patrullës së policisë e cila i kishte bërë me shenjë që të ndalonte. Me shpejtësi tej normave të lejuara, Bregasi humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli nga rruga duke rënë anës lumit Vjosë.
Bregasi bashkë me 7 klandestinët që kishte në mjet humbën jetën teksa makina u dëmtua totalisht. Identifikimi i emigrantëve të huaj nuk është bërë ende.