Flash News

E-TJERA

Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, mjeku flet për gjendjen e të plagosurëve: Dy prej tyre do të nisen drejt Traumës

Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, mjeku flet për gjendjen

Në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë mbetën edhe tre persona të plagosur, përveç një familje që u shua.

Të plagosurit janë Fabio Lamaj, Glori Selimi dhe Igli Madani, nga Tirana. Pas aksidentit ata u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Mjeku Edmond Breshani ka treguar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në një prononcim për mediat, ai tha se tre të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej tyre, tha mjeku, ka dëmtime të mëdha, një tjetër ka shembje të gjithë trupit, ndërsa tjetri vetëm gërvishtje.

Ai shtoi se dy pacientët që jan në gjendje pak më të rënduar do të dërgohen në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeku tha se të plagosurit janë të vetëdijshëm, por dhe të traumatizuar.

"Paraqitja e të plagosurve paraqitet stabël. Njëri prej pacientëve ka dëmtime më të mëdha. Pacienti tjetër ka një shembje të komplet turpit dhe njëri është më lehtë me gërvishtje në pjesë të trupit. Dy prej pacientëve do t’i dërgojmë tek Trauma në Tiranë pasi kanë pësuar dëmtime. Janë të vetëdijshëm. Kanë shfaqje paniku që janë post traumatik. Viktimat kanë ndërruar jetë në vendngjarje, nuk janë paraqitur fare në spital", tha mjeku.

Të fundit