Flash News

E-TJERA

Aksioni në Durrës, Velipojë dhe Seman/ Hiqen rreth 487 shezlongë dhe 237 çadra, Spaho: Nuk ka pasur konflikt

Aksioni në Durrës, Velipojë dhe Seman/ Hiqen rreth 487

Zëvendësdrejtori i Rendit dhe i Sigurisë Publike në Shkodër , Dashamir Spaho ka folur për aksionin që ka nisur sot lirimin e hapësirës publike në bregdet. Në një deklaratë tha se kanë pasur vetëm dy subjekte në Velipojë që kishin zënë hapësirë më shumë se sa kishin aplikuar në E-Albania.

Ai shtoi se po kryen kontrollet e dokumantacionit dhe në rast se ka mospërputhje biznesit i hiqen shezlongët dhe çadrat. Spaho theksoi se nuk ka patur konflikt me asnjë subjekt.

"Kemi pasur vetëm dy subjekte që kanë pasur problematike për mbivendosjen e metrave, pra kanë shfrytëzuar metra më shumë nga sa kanë aplikuar në E-Albania dhe kemi marrë masa për lirimin e ambienteve dhe për ta vënë në shfrytëzim të subjektit që do të fitojë ne E-Albania. Burim konflikti nuk ka me asnjë subjekt, nuk ka asnjë problematikë, por ne kontrollin do ta vazhdojmë dhe ne kontrollojmë ligjshmërinë", tha Spaho.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se nga kontrollet e ushtruara deri më tani, në Durrës janë evidentuar 7 parcela pa leje, ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe 141 çadra.

Ndërsa në Velipojë, sikurse bëri me dije edhe Spaho janë konstatuar 2 subjekte që kishin zënë më shumë hapësirë  se leja e dhënë dhe janë hequr 40 shezlongë dhe rreth 20 çadra. Në Darzezë u gjetën 3 subjekte në paligjshmëri dhe u hoqën 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra.

 

Të fundit