Flash News

E-TJERA

Aktivistët thirrje tre ministrave: Ktheni mbrapsht rrogën, jeni në fushatë dhe jo në krye të detyrës

Aktivistët thirrje tre ministrave: Ktheni mbrapsht rrogën, jeni
Foto ilustruese

Aktivistët e organizatës joqeveritare Qendresa Qytetare iu ka dërguar një letër ministrave Blendi Klosi, Anila Denaj dhe Evis Kushi, ku i kërkojnë që të kthejnë mbrapsht rrogën e ditëve të fushatës.

Aktivisti Migen Qiraxhi tha se Qëndresa Qytetare ka monitoruar aktivitetin publik të 3 ministrave në fushatë elektorale, ku rezulton se nga data 30 mars deri në 13 prill ministrat kanë dalë në fushatë elektorale dhe nuk kanë qenë në krye të detyrës.

"Sot po i dërgojmë 3 kërkesa Ministrave Klosi, Denaj dhe Kushi me anën e të cilave ju kërkojmë të kthejnë mbrapsht rrogën të cilën kanë marrë përgjatë ditëve të cilat nuk janë paraqitur në detyrë dhe të kthehen menjëherë në detyrën publike. Asnjë premtim për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve në fushatë nuk ka vlerë kur ti e ke këtë mundësi aktualisht dhe nuk e përdor, u shpreh Qiraxhi.

Ky i fundit nënvizon nenin 91, pika 2 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon se është e ndaluar pjesëmarrja në fushatë e administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës. Ai i ka bërë thirrje edhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të përdorë të gjitha mekanizmat për të ndëshkuar të gjithë kandidatët që shkelin ligjin zgjedhor.

Të fundit