Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE-së reagon pas vendimit të SPAK për 3 gjyqtarët: Po luftohet korrupsioni!

Ambasadori i BE-së reagon pas vendimit të SPAK për 3

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas sekuestrimit të pasurisë së 3 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe të Lartë.

Soreca shkruan në Twitter se ky është një hap që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.

“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPO për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë, të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. # Drejtësiareforma   vazhdon.
https://spak.al/2021/04/28/njoftim-per-shtyp/”, shkruan Soreca.

Kujtojmë që pak minuta më parë reagoi dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila tha reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, por që po ecën përpara

 

Të fundit