Flash News
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin: Korrupsioni dhe monopoli po godasin bizneset në Shqipëri
Arkiva/ Intervista e Spartak Ngjelës e vitit ‘91: Të mos u shërbejmë ish-inkuizitorëve për t’u rivlerësur si demokratë. Çfarë mendoj për Berishën
Ky shkrim është pjesë e rubrikës së re “Arkiva PRINT” që hap Politiko.al me materiale të nxjerrë nga fondet e Periodikut dhe të Librit të Biblikotekës Kombëtare. Intervistë e Spartak Ngjelës, dhënë, asokohe gazetar i RD, Filip Çakulit. Gazeta “RD”, dt. 5 qershor 1994, fq. 3.
PYETJE: - Së pari ne vijmë nga RD-ja. A e lexoni këtë gazetë dhe ç’mendim keni për këtë?
PËRGJIGJE: - Nuk besoj se mund të ketë ndonjë politikan sot në Shqipëri që të mos e lexojë gazetën “Rilindja Demokratike”. E them këtë sepse edhe pyetja juaj nuk më duket shumë serioze. Dihet që RD është gazetë e partisë në pushtet, dhe të merresh me politikë e të mos survejosh mendimin zyrtar është disi naive. E pra, më duket se deri këtu ua dhashë përgjigjen me faktin e lexoj ose s’e lexoj RD-në.
Për sa i përket mendimit tim për të, mund t’ju them se edhe ajo nuk del dot nga defekti i gjithë gazetave shqiptare, sidomos atyre partiake, por RD bie më tepër në sy për defektet e përbashkëta që ka gjithë shtypi, sepse është edhe gazetë e pozitës.
Në fund të fundit, në të gjithë botën demokratike ka pozitë edhe opozitë. Secila ka shtypin e vet, e kudo, shtypi i pozitës me atë të opozitës, ka ndryshime esenciale. Ne shqiptarët sikur nuk duam ta pranojmë këtë, dhe natyrshëm kjo flet për atë që ne ende nuk kemi eksperiencë demokratike. E them këtë sepse, shoh shpesh, bile edhe miq të mi për të cilët kam respekt, që kur e atakojnë RD, shprehen duke thënë se ajo mbron me fanatizëm politikën zyrtare, e nuk godet pozitën. Po ta shohësh me vëmendje, kjo është një kërkesë që del jashtë natyrës së politikës që njohim, sepse deri më sot, politika mbrohet gjithmonë me shtypin tënd. Sigurisht, konfliktet që qëndrojnë brenda një partie, patjetër që duhet të pasqyrohen në shtypin e asaj partie, por edhe këtu, si rregull, partitë që janë në pushtet janë gjithmonë disi të kursyera, por, po t’i qëndrojmë strikt këtij fakti, një gjë të tillë nuk e ka bërë deri më tani asnjë gazetë partiake. Kështu që edhe RD, nuk ka si të dalë nga kjo rrjedhë eksperience, por, pikërisht për këtë, duke ditur faktin se ajo mbron politikën zyrtare, çdo politikan duhet ta lexojë për t’i parë lëvizjet politike që bën partia që ka pushtetin. Tekefundit demokracia nuk qëndron në faktin që pushteti politik aktual kritikon ose jo vetveten, por në atë tjetrën, që ky pushtet nuk ndalon me anë të forcës që të shprehen kundër tij kundërshtarët e vet. E pra, unë mendoj se po t’i shohësh gjërat me këtë sy, nuk ke pse shqetësohesh, je më i qartë dhe më i ekuilibruar për të bërë politikën tënde.
Ky është mendimi im politik për RD dhe shtypin në përgjithësi, ndërsa plus kësaj, njeriu është gjithmonë njeri, e brenda sentimenteve ka dhe ca gjëra që dalin jashtë politikës. Kështu pra, kur vjen fjala për RD, personalisht kam ca kujtime pozitive dhe emocionuese njëherësh, të cilat besoj se nuk do të më shlyhen kurrë, ashtu sikundër kam për ZP-në, në sensin negativ, ca kujtime të hidhura dhe emocionuese njëherësh, të cilat nuk besoj se do të më shlyhen edhe ato ndonjëherë nga kujtesa. Megjithatë, kujtimet janë kujtime, politika do të mbetet gjithmonë politikë, kurse e vërteta është gjithmonë vetëm një, dhe unë tentoj të mbetem ngaherë ithtar i së vërtetës, brenda shprehjes së Aristotelit: “E dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”.
PYETJE: - Si i shikoni dhe i gjykoni proceset e sotme demokratike në Shqipëri? Cili është, sipas jush, roli i PD-së në të gjithë këtë zhvillim demokratik?
PËRGJIGJA: - Mendoj se gjendja e sotme politike, analiza e saj, kuptohet që është edhe analiza që mund t’u bëhet zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Në këtë pikë vështrimi të shikuarës së gjërave, natyrshëm del ideja se zhvillimet politike në sensin demokratik sot duhet të gjykohen te lufta midis pozitës dhe opozitës. E pra, pikërisht këtu duhet ta kapë nismën e vet çdo kriticizëm dhe pas tij edhe çdo analizë. Unë personalisht prirem nga sintezat analitike, dhe kriticizmin dua gjithmonë ta mbështes në funksion të argumentit, në fillim, dhe të idesë alternative, më pas. Prandaj, nisur nga kjo metodë, mendoj se zhvillimet e sotme politike kanë hyrë në një fazë të re.
Po ta shohësh me vëmendje periudhën dyvjeçare të kohës postkomuniste, do konstatosh se ne si shoqëri u pushtuam nga njëfarë ekzaltimi demokratik. Natyrisht ky fenomen ka shkakun e vet të përligjur, sepse objektivisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur mendon se ne si shoqëri dolëm të çlirët demokratikisht pas një shtypje tepër të gjatë. Por është pikërisht ky ekzaltim demokratik, që shpesh na ka bërë që të humbasin sensin e masës dhe, për më tepër, na ka ndaluar që logjikisht t’i gjejmë pikat e referimit. Me këtë fenomen, e para nga grupimet politike, u ndesh PD. Ajo ishte një parti gjigante, ekuilibër i saktë forcash të ndryshme, të grupuara në emër të lirisë e demokracisë, që doli në pahun e kohës për të drejtuar rrëzimin e komunizmit, për të marrë pushtetin, e për të institucionalizuar demokracinë. Por, menjëherë pas ardhjes në pushtet, tendencat e ndryshme që gjendeshin brenda saj, të kapura në beh nga ekzaltimi që shprehem më lart, nisën luftën, dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por bashkë me luftën, ato harruan se në fund të fundit kjo luftë, qoftë edhe për pushtet, nuk duhej ta kapërcente qëllimin e tyre të përbashkët. Duke e parë gjendjen kështu, forca të ndryshme, me profile të ndryshëm, menduan se duke dalë të pavarur do ta ruanin më tepër pavarësinë e tyre. Prandaj sot, po ta vëresh me vëmendje, sheh se nga PD, në spektrin e politikës shqiptare kanë dalë tri parti, dhe po bëhet gati që të marrë formë legale edhe e katra: Legaliteti, Balli, AD dhe PDD. Që të katra kanë profil të djathtë, e bashkë me PD, përfaqësojnë në fakt mbi gjashtëdhjetë për qind të prirjeve të trupit elektoral. Përballë tyre qëndron pjesa e majtë e trupit elektoral, e cila përfaqësohet nga PS.
Në këtë mënyrë shihet që vorbulla e luftës politike sot nuk është më bipolare, për faktin se e djathta shkoi drejt fragmentarizmit të saj. Prandaj, nëse pak më lart shpreha idenë se zhvillimet politike në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re, kisha parasysh pikërisht këtë fragmentarizim; sepse pozita aktuale, përkatësisht PD, po ndodhet në mesin e një lufte që kuptohet se në qendër të vet ka pushtetin. Por pikërisht këtu, vjen dhe përplaset ideja se çfarë kërkon të bësh me këtë pushtet. Kuptohet, se grupimet e reja ngërthehen brenda interesave të tyre, por në të vërtetë, deri tani, unë nuk po shoh që një nga grupimet e reja, të ketë paraqitur alternativën e vet. Në fund të fundit, njerëzit nuk kanë nevojë për propagandë, por për gjëra konkrete. Do të hap një milionë vende të reja pune, deklaroi Berluskoni, gjithë duke shpalosur programin e vet për progresin ekonomik të Italisë. Por deri më sot, opozita shqiptare nuk shohim të ketë paraqitur pikërisht këtë, ashtu sikundër nuk po shohim të dalë një ide e qartë në lidhje me institucionalizimin e demokracisë. Pra, shkurt, opozita, në përgjithësi reklamon sensin moral në qeverisje, sepse unë shoh që nuk ka një filozofi të vetën. Pikërisht këtu ka ngecur në vend progresi i idesë së djathtë, sepse deri më tani, të gjitha forcat e djathta nuk dalin nga boshti filozofik që ka shpalosur PD që në dhjetor të vitit 1990.
PYETJE: - Ju përmendët Berluskonin, por brenda kësaj unë dua t’ju pyes për atë që po reklamohet si front i djathtë, si e shihni ju këtë fenomen?
PËRGJIGJE: - Ardhjen në pushtet të Berluskonit, ndonëse në kundërshtim me një opinion të dyshimtë për të, që është përhapur kohët e fundit nëpër Evropë, unë e shoh si një fenomen pozitiv. Pas pesëdhjetë vjetësh zhvillim demokratik, më në fund po duket se në Itali po triumfon kapitalizmi. E pra, unë kështu e konsideroj ardhjen në pushtet të Berluskonit, - si triumf të kapitalizmit në Itali. Megjithatë të shohim se ç’do të ndodhë.
Për sa i përket frontit të djathtë, si ide e hedhur kohët e fundit në Shqipëri, unë për vete nuk shoh ndonjë pikë takimi të tij me filozofinë berluskoniane. Në të vërtetë në fillim e pashë më tepër vëmendje idenë e krijimit të një fronti të djathtë, veç gjithmonë në pritje të motivimit. Mendoj se rivlerësimi i tapive, nuk mund të jetë motiv i mirëfilltë politik. E thashë edhe më lart, lëvizjet politike dalin në pah si forca që kërkojnë të plazmojnë ide, të cilat, po të aplikohen, do të sjellin zhvillime progresive shoqërore. Berluskoni është për një privatizim total të ekonomisë italiane, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.
KAPITALIZMI INTEGRAL – Kjo është ideja që duhet të mbështjellë të djathtën e mirëfilltë në Shqipëri. Çështja e pronës, mund të zgjidhet vetëm brenda një fryme kapitaliste, domethënë që gjithsecili duhet të jetë koshient, se prona lëviz, qarkullon, shitet, blihet, e kështu vihet në efiçencë. Nën një prizëm strikt kapitalist, çështja që duhet të shqetësojë të djathtën shqiptare sot, është shitblerja e tokës. Por unë shoh se nga kjo të gjithë kanë frikë. Frika ndaj këtij fenomeni, është frikë nga kapitalizmi, sepse ne, para së gjithash, të gjithë duhet të interesohemi me përgjegjësi për triumfin e kapitalizmit në fshat, pasi ai dihet se është bastion komunist. Por e djathta duket se e ka harruar këtë fakt, ndoshta e shtyrë më tepër nga pasioni momental, sesa nga arsyeja e së ardhmes.
PYETJE: - Sipas jush, z. Ngjela, cili duhet të jetë dallimi midis së djathtës e të majtës, në zhvillimet tona shoqërore.
PËRGJIGJE: - Kjo çështje shihet si një dikotomi botëkuptimesh: botëkuptimi filozofik dhe ai ekonomik. Në filozofi, të djathtën nga e majta e ndan dallimi midis idealizmit dhe metafizikës në një krah, dhe materializmit, në krahun tjetër. Kurrë nuk mund të ketë një filozofi materialiste, për faktin se filozofi pa metafizikë nuk mund të ketë, e materializmi është i papranueshëm për metafizikën. Kurse në ekonomi, e djathta, që vjen gjithmonë nga një botëkuptim idealist, ndahet me të majtën te qëndrimi ndaj pronës shoqërore. E djathta, pra, sot, është ajo që mbështet kapitalizmin integral, kundër një shoqërizimi etatist të pronës ku mbështetet e majta, e cila si rregull vjen nga një botëkuptim filozofik materialist. Kjo duhet të jetë edhe ndarja në shoqërinë shqiptare.
E pra, nisur nga këto principe, unë ruaj mendimin tim se të djathtën e mirëfilltë shqiptare duhet ta presim te brezi i ri. Shpesh dëgjohet të flitet për një revolucion demokratik, por në instancë të fundit, nëse ne vërtetë ndodhemi përpara një përmbysje strukturore në shtet, a e kemi bërë vallë revolucion në mentalitet?
Ja pra, ku pritet rezultati i ndryshimit progresiv të shoqërisë sonë, të revolucionit në mentalitet, të cilin ne ende nuk e kemi bërë, e ndoshta do të na duhet edhe shumë kohë për ta kryer. Pikërisht te kjo pikë e gjej argumentin tim kur shprehem se e djathta i takon brezit të ri. Gjithkush nga ne duhet të dijë vetëm një gjë: ne kemi dëshirën për një qytetërim perëndimor të shoqërisë sonë, por, pikërisht për këtë, brenda kësaj dëshire, duhet t’i hapim rrugë brezit të njëzetepesëvjeçarëve që ta udhëheqë këtë progres, në mënyrë që të kryhet revolucioni në mentalitet.
PYETJE: - Në të gjithë këtë që shprehët, ku i gjeni sot defektet e PD?
PËRGJIGJE: - Mendoj se PD sot po ballafaqohet me konfliktin që i takon shpesh t’i ndodhë njeriut: dëshirës dhe mundësisë intelektuale për të arritur këtë dëshirë. Kështu pra, brenda kësaj ideje, mendoj se konflikti i sotëm i PD me realitetin është diferenca që unë shoh midis qëllimit të lartë që i ka vënë vetes, dhe cilësisë intelektuale që ka në dispozicion për të arritur këtë qëllim. PD përmbysi komunizmin, krijoi strukturat e reja të shtetit shqiptar, hapi për herë të parë në histori precedentin e integrimit të Shqipërisë në qytetërimin perëndimor, po bën privatizimin e brenda kësaj, patjetër që është konsumuar. Momentalisht asaj i duhet të bëjë një kapërcim në kualitet, sepse vetëm një kapërcim i tillë, do ta furnizonte me ide të reja. Shoqëria shqiptare ka sot nevojë për sinteza të reja, ai grupim politik që do t’ia arrijë t’i bëjë ato, do të japë kontributin e vet me vlerë historike në atë që pak më lart i thamë kapitalizëm integral dhe revolucion në mentalitet. Brenda kësaj, PD ka përgjegjësinë e vet historike për frenimin e të majtës konservatore që po tenton të vijë përsëri në pushtet. Mendoj se vetëm gravitacioni i sintezave të reja do të ishte ai që do ta bllokonte idenë e majtë që të vinte përsëri në pushtet. E unë mendoj se PD duhet të obligohet seriozisht për këtë, sepse i ka të gjitha mundësitë që ta bëjë kapërcimin e vet kualitativ.
PYETJE: - Shpesh nga shtypi i opozitës, demokracia e sotme quhet “regjim i Berishës”. A mund të qëndrojë një përcaktim i tillë? Cili është, sipas jush, roli i presidentit në gjithë këtë ecje që shohim të ndodhë në Shqipëri, dhe cili është personaliteti i tij?
PËRGJIGJE: - Ne si shoqëri kemi pasur e vijojmë të kemi mangësi për koncepte demokratike. Mbi të gjitha, unë me keqardhje vë re se ne shqiptarët, s’kemi respekt për shtetin, në përgjithësi, por më e rënda është se po tregojmë që s’kemi respekt as për shtetin të cilin e kemi zgjedhur vetë.
Tani gjithkush e din mirë, se demokraci do të thotë pushtet që merret me anë të votës së lirë. E pra, ja, kjo është premisa nga ku duhet të kapë nismën e vet arsyetimi i përgjigjes së pyetjes që bëni ju. Me një fjalë, pushteti i sotëm, është i ligjshëm, apo i paligjshëm? Askush nuk mund të flasë për një “ilegjitimitet” të pushtetit aktual, sepse ai është fituar me vota të lira. Atëherë, me çfarë precedenti ke të drejtë të deklarosh se ky është regjim i Berishës? Regjimi politik i Tiranës është i Sali Berishës, aq sa është i Bill Klintonit regjimi aktual i Uashingtonit.
Të kuptohemi, presidentin e vet të ligjshëm, ka të drejtë ta atakojë mes shtypit të lirë çdo qytetar, sepse kjo është demokracia, por të mos pranosh autoritetin kompetent që i ka dhënë ligji, përkatësisht kushtetuta, do të thotë se ti nuk ke respekt as për votën tënde e as për votën e bashkatdhetarit tënd, më në fund, ti s’ke respekt për vetë shtetin.
Kemi vuajtur shumë gjatë nga mungesa e një shteti, dhe kjo duhet të na bëjë të mendohemi shumë thellë për të ardhmen tonë. Presidenti Berisha është i pari president shqiptar i ligjshëm, në kuptimin më të mirëfilltë të kësaj fjale, e çdo politikan nesër do t’i shfrytëzojë precedentët e tij, nëse është me të vërtetë politikan. Si mund të mohosh personalitetin Berisha në rrëzimin e komunizmit, si mund të mohosh personalitetin Berisha në vendosjen e ekuilibrave të humbur shtetërore, në një shoqëri që për dy vjet ishte kredhur thuajse tërësisht kah anarkia, e më në fund, si mund të mohosh hapjen prej tij të precedentëve të rinj në politikën e re shqiptare së brendshmi e së jashtmi, pas ndoshta më tepër se gjashtëdhjetë vjetësh? Ja pra, kështu duhet gjykuar presidenti aktual, se në të kundërt, patjetër do të biesh skllav i pasionit.
Shteti në esencë është shumë kapriçioz, e prandaj politika duhet të jetë gjithmonë e matur, e serioze. Sukseset dhe mossukseset e një presidenti të ligjshëm në politikë, janë të vetmit precedentë me të cilët mund të operosh në funksion të perfeksionimit të shtetit që ti kërkon të ndërtosh.
Të gjitha këto, mendoj se nuk janë aktuale sot në luftën politike që po zhvillojmë. Kush nuk din të dallojë autoritetin ligjor, nga arbitrariteti joligjor, nuk mund të merret me politikë. E nëse ju më pyesni pastaj se ç’mendim kam për personalitetin e presidentit Berisha, pas atyre që shpreha, unë mund të them se politika deri tani, në funksion të së mirës, nuk ka ditur ta shfrytëzojë personalitetin dhe karizmën e tij, sepse siç duket ne shqiptarët vuajmë nga mendimi delirues, se çdokush nga ne mund të jetë president. Megjithatë, pozita është gjithmonë pozitë, dhe opozita gjithmonë opozitë, nëse të dyja këto i atakojnë në luftën e tyre pasionin e jo arsyen, shoqëria do të shkonte patjetër drejt shkatërrimit. Nën këtë kontekst, e djathta duhet t’i jetë gjithmonë mirënjohëse atyre, të cilët me vrullin, lëvizjet e mençura dhe kurajën qytetare, i dhanë mundësinë që të vijë në pushtet pas pesëdhjetë vjetësh në Shqipëri. Të harrosh këtë, do të thotë të kesh harruar vuajtjen tënde, e më në fund me këtë harresë do t’i shërbesh ish-inkuizitorit tënd për t’u rivlerësuar si demokrat. Gjyqi i fundit ndaj ish-liderëve të lartë të komunizmit na e tregoi shumë qartë këtë.
Ta ruajmë demokracinë me arsye, me një luftë që të tentojë drejt ekuilibrave, për një pushtet të djathtë në Shqipëri, derisa kapitalizmi ta mundë përfundimisht socializmin që na mori frymën për pesëdhjetë vjet. Personaliteti i presidentit Berisha patjetër që do t’i nënshtrohet gjykimit të historisë, sepse tani ai ka hyrë në historinë tonë, por vlera e tij e pacenuar do të jetë gjithmonë fakti- ia arriti ose jo ta mposhtë idenë e majtë regresive në Shqipëri.
Të fundit
Marshimi në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Poshtë patronazhistët!
23 Qershor 2026, 22:38
Analisti i njohur në protestën kundër Ramës, shfaqet me pankartën “F*ck You! Jep dorëheqjen”
23 Qershor 2026, 21:51
Turistët i bashkohen protestës: Nuk jemi të frikësuar, jeni të mrekullueshëm
23 Qershor 2026, 21:11
Protestuesi: Më 4 korrik, diaspora do jetë këtu me ne në shesh
23 Qershor 2026, 20:45
Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës
23 Qershor 2026, 20:25
Ish-zv.ambasadori i OSBE-së në Tiranë i bashkohet protestës për dorëheqjen e Edi Ramës
23 Qershor 2026, 20:07
Dita e 24-ët e protestës, Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!
23 Qershor 2026, 19:31
Bllokohet sërish aksi rrugor Librazhd-Prrenjas
23 Qershor 2026, 19:16
Vendet më miqësore në botë, ku pozicionohet Shqipëria në klasifikimin ndërkombëtar?
23 Qershor 2026, 18:55
Rama iu tha “F*ck You” protestuesve, Bardhi: Dy fjalë që shpjegojnë 13 vite qeverisje
23 Qershor 2026, 18:32
Barazia para ligjit: deputetja e gardiani
23 Qershor 2026, 18:10
Modriç shkruan historinë, luan ndeshjen e 200-të me Kroacinë sonte ndaj Panamasë
23 Qershor 2026, 17:50
Aksident në Gjirokastër, përplasen një furgon turistësh, dy të lënduar
23 Qershor 2026, 17:29
Sonte Angli-Ganë për vendin e parë në grup, në fushë edhe Kroacia
23 Qershor 2026, 17:08
Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Dorëhiquni! Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju
23 Qershor 2026, 16:30
Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 16:00
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
23 Qershor 2026, 15:36
Piktori ndërton një Shqipëri ku nuk do të ketë vend për shqiptarët!
23 Qershor 2026, 15:20
Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri
23 Qershor 2026, 14:59
E freskët, elegante dhe e guximshme: ngjyra që po sfidon verën
23 Qershor 2026, 14:45
Ylli Zalla i shpëton RENEA-s, në banesë i gjendet një tjetër pistoletë
23 Qershor 2026, 14:36
‘Mos i jepni çek të bardhë', eurodeputetja kritikon Macron: Qeveria e Ramës po shet vendin
23 Qershor 2026, 14:26
Ai që shan anglisht popullin e tij
23 Qershor 2026, 14:17
Botërori 2026 pushton ekranet, thyen rekorde në shikueshmëri
23 Qershor 2026, 13:59
Tronditëse në Prrenjas/ 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes, shkak xhelozia
23 Qershor 2026, 13:51
Vala e të nxehtit godet Francën, të paktën 40 viktima
23 Qershor 2026, 13:40
Gjëja e parë që gratë shohin te një burrë
23 Qershor 2026, 13:30
Aksident në Fier–Vlorë, tre të plagosur në afërsi të Mifolit
23 Qershor 2026, 13:17
Rama shthuri gojën ndaj protestuesve, Berisha: Fyeu shqiptarët para gjithë botës
23 Qershor 2026, 13:06
Qytetarët në rrugë prej javësh, gazeta gjermane: Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës
23 Qershor 2026, 12:53
Smart City/ Alarmi i Berishës: Kamerat e Ramës po monitorojnë shqiptarët 24 orë në ditë
23 Qershor 2026, 12:43
Vrasja e Eglant Koçit, çfarë u tha i dyshuari familjarëve pas përballjes në komisariat?
23 Qershor 2026, 12:35
Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare
23 Qershor 2026, 12:10
Spiropali ironizon Ramën: Fletë-rrufe, kontroll algoritmik e gjuhë e shthurur
23 Qershor 2026, 12:00
Norvegjia siguron fazën e 1/16-ve të Botërorit
23 Qershor 2026, 11:24
Kreu i një organizate kriminale, arrestohet në Mançester shqiptari i shumëkërkuar
23 Qershor 2026, 11:01
Protestuesi i përgjigjet Ramës: Ti nuk je viktima e halleve të mia, je autori i tyre!
23 Qershor 2026, 10:29
Tre mashtrimet online që po u marrin miliona njerëzve
23 Qershor 2026, 10:20
Brukseli lëshon urdhër-arrest për ish-komisionerin e BE
23 Qershor 2026, 10:09
Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori ka ndryshuar pamjen
23 Qershor 2026, 09:57
Rama flet për 'Financial Times', shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam 'Kumbari'!
23 Qershor 2026, 09:48
DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen kodet e fshehta mes operatorëve
23 Qershor 2026, 09:29
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e 8 drejtuesve të rinj
23 Qershor 2026, 09:20
Këmbimi valutor 23 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
23 Qershor 2026, 09:08
Vance: Është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
23 Qershor 2026, 09:06
Tre javë rezistencë, DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
23 Qershor 2026, 08:39
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
23 Qershor 2026, 08:22
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të martë
23 Qershor 2026, 07:56
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Qershor 2026, 07:43
Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë: Edi Rama ka mbaru!
22 Qershor 2026, 22:42
Kompania e Kushner kundërshton Ramën për Zvërnecin: Nuk jemi të përfshirë
22 Qershor 2026, 22:20
Bushati: Kur dy rrugët demokratike mbyllen, mbetet vetëm rruga e forcës
22 Qershor 2026, 21:59
Nis marshimi në rrugët e Tiranës, qytetarët insistojnë dorëheqjen e Edi Ramës
22 Qershor 2026, 21:40
Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës
22 Qershor 2026, 21:21
23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë dy deputetet e Ramës: Po ndihemi të fyer
22 Qershor 2026, 20:55
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
22 Qershor 2026, 20:34
Dita e 23-të/ Nesër sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë
22 Qershor 2026, 19:53
Berlini flet për protestat në Shqipëri: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë
22 Qershor 2026, 19:25
Shqiptarët prej 3 javësh në protesta, Begaj e merr shtruar dhe luan “pesë gurë” në Kirgistan
22 Qershor 2026, 19:08
Pse ndeshja Francë-Irak rrezikon të mos luhet sonte
22 Qershor 2026, 18:48
Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: S'kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
22 Qershor 2026, 18:28
Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez te vijat e bardha
22 Qershor 2026, 18:08
DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?
22 Qershor 2026, 17:49
Xhaka lë pas Rodrin, statistikat e Botërorit listojnë “mbretin” e pasimeve nën presion
22 Qershor 2026, 17:24
Këlliçi akuzon Ballën: Po kërkon të organizojë kundërprotestë për të zbehur reagimin qytetar
22 Qershor 2026, 16:48
Ndahet nga jeta arkitekti i ekonomisë moderne amerikane
22 Qershor 2026, 16:37
Gjermania humbet mbrojtësin, lojtari mbyll Botërorin para kohe
22 Qershor 2026, 16:29
Aktivisti: Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis
22 Qershor 2026, 16:08
Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion
22 Qershor 2026, 16:02
Gjyqi për tenderin 700 mijë euro, Benet Beci nuk shkon në GJKKO
22 Qershor 2026, 15:48
Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Korçë
22 Qershor 2026, 15:44
U kap mat me një automjet të vjedhur, arrestohet punonjësi i OSHEE-së në Lezhë
22 Qershor 2026, 15:31
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë
22 Qershor 2026, 15:02
Kush janë 3 legjendat që kanë luajtur në 6 Kupa Bote?
22 Qershor 2026, 14:47
Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ja kush emërohet drejtor i ri
22 Qershor 2026, 14:37
Burri plagos me thikë bashkëshorten, 28-vjeçarja dërgohet me urgjencë në Tiranë
22 Qershor 2026, 14:27
Kaos në Durrës, i shpalluri në kërkim përplas 5 makina gjatë arratisjes nga policia
22 Qershor 2026, 14:05
Euro rekord të ri negativ, zbret në kufijtë e 93 lekëve
22 Qershor 2026, 13:56
Pse futbollistët po zgjedhin këpucët rozë? Trendi që po dominon Botërorin 2026
22 Qershor 2026, 13:46