Flash News

E-TJERA

Arrestimi i shefit të Komisariatit/ Dritan Metaj lëvizte me makinë trafikantët e bandës së Fushë Kuqes

Arrestimi i shefit të Komisariatit/ Dritan Metaj lëvizte me

Shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, u arrestua një ditë më parë gjatë megaoperacionit të SPAK.

Burime bëjnë me dije se Metaj ka pasur një rol të rëndësishëm në grupin kriminal të trafikut të drogës në Fushë-Kuqe.

Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, mes tyre edhe baronin e drogës Gëzim Çelaj, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.

Veprimtaria kriminale është arritur të dokumentohet me prova të pakundërshtueshme nga SPAK, përmes një numri të lartë të celularëve të sekuestruar në operacionin “Flakë në Det” të organizuar në muajin gusht, mes të cilit janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelajn dhe 2 të tjerët të shpallur në kërkim.

Gëzim Çela, i njohur si “baroni i drogës”, është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrolleve nga forcat e policisë.

Të fundit