Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH-së, reagon SPAK

Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH-së, reagon

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar këtë të premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Dyshohet se Duro është arrestuar nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender.

Në një reagim për arrestimin e Duros, Prokuroria e Posaçme thotë se është një operacion në zhvillim e sipër.

Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit. Nuk mund të them më shumë për momentin”, ka thënë kreu i SPAK, Altin Dumani.



Të fundit