Flash News

E-TJERA

Diskutimet Meta-Balla/ PD e sulmoi, presidenca i përgjigjet: Ç’na polli belaja! Ai takohet fshehurazi, ne me kamera

Diskutimet Meta-Balla/ PD e sulmoi, presidenca i përgjigjet:

Presidenca i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili sulmoi Ilir Metën pas takimit që ky i fundit mbajti me  kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla mbi datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Duke ironizuar, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale: Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!

Kujtojmë që Meta mohoi t'i ketë dërguar ftesë zyrtare për konsultim PS-së dhe partive të tjera, ndërsa u shpreh i gatshëm të takohet edhe me përfaqësues nga opozita.

Të fundit