Flash News

E-TJERA

“Audi A7” e priste te parkimi i spitalit, si iku nga duart e policisë Altin Ndoci?

“Audi A7” e priste te parkimi i spitalit, si iku nga duart e

Altin Ndoci duket se e kishte planifikuar me kujdes arratisjen e tij nga Spitali i Durrësit.

Burime bëjnë me dije se ai po shoqërohej nga vetëm pesë efektivë policie: njëri prej tyre ishte shofer, dy të tjerë qëndruan në furgon, ndërsa vetëm dy policë u futën brenda ambientit të spitalit.

Sipas të dhënave paraprake, pasi është futur në dhomën e spitalit, i burgosuri i ka kërkuar njërit prej policëve që ta shoqërojë në tualet. Në momentin që ka dalë prej aty, Ndoci ka goditur efektivin e policisë dhe është larguar me shpejtësi nga spitali.

Dyshohet se në parkimin e Spitalit të Durrësit e priste një automjet Audi A7 i bardhë, me targa AA 700 RS, me të cilin është larguar menjëherë në drejtim të zonës së Spitallës. Në momentin e arratisjes, Ndoci ishte i veshur me një xhup të zi.

Policia ka ngritur postblloqe dhe po vijon kontrollet për kapjen e tij.

Të fundit