Flash News

E-TJERA

Autori i dyshuar për vrasjen e Arjan Gosës, policia ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tij

Autori i dyshuar për vrasjen e Arjan Gosës, policia ofron 10 mijë

Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim  autorin e dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë. Ai quhet Habib Rexha, i cili pasi kreu krimin është larguar në drejtim të paditur. Po ashtu policia ofron 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tij.

31-vjecari rezulton të jetë vëllai i Altin Rexhës, i cili u vra pak jave më parë në Kavajë pas një konflikti me vëllain e Arjan Goses, Edmond Gosa. Edhe ky i fundit mbeti i vrarë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

 

Të fundit