Flash News

E-TJERA

Baza i konfirmoi kandidaturën për deputet, reagon Andi Lila: Vetëm të bashkuar do ta fitojmë betejën e 25 prillit

Baza i konfirmoi kandidaturën për deputet, reagon Andi Lila:

Futbollisti Andi Lila ka reaguar pas kalimit me sukses të fazës së dytë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në radhët e Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila ka falenderuar të gjithë ata që e konfirmuan në listën e kandidatëve për deputetë në Kavajë.

Kujtojmë se, Lila ishte pjesë e listës shumëemërore të PD-së për qarkun e Tiranës, në të cilën u konfirmuan 139, nga 140 kandidatë, pasi mjeku toksikolog Andrin Tahiri u skualifikua nga baza.

"Sot u votua për listen e kandidatëve për deputetë në Degen e Partisë Demokratike Kavajë. Me këtë rast, i falenderoj të gjithë demokratet e Kavajës, jo vetem për konfirmimin tim për të vijuar këtë garë,po për konfirmimin e të gjithë listës pasi vetem të bashkuar do ta fitojmë betejen e 25 prillit," shkruan Lila.

Baza i konfirmoi kandidaturën për deputet, reagon Andi Lila:

Të fundit