Flash News

E-TJERA

Begaj i kërkon Sanchez të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, komenton tensionet në veri

Begaj i kërkon Sanchez të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës,

Presidenti Bajram Begaj priti në takim sot kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenca bën me dije se në takim, Begaj kërkoi që Spanja të gjente modalitetet e duhura politike e diplomatike për të mundësuar praninë e Kosovës në organizatat e ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe për lëvizjen pa viza të qytetarëve të saj në hapësirën e BE-së, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit të Evropës Juglindore.

Kosova tashmë është një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe i konfirmuar jo vetëm nga mbi gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur atë, por edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, 11 vjet më parë, u shpreh Kreu i Shtetit duke iu referuar anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Begaj u ndal edhe në situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku përshëndeti autoritetet e Kosovës për maturinë e treguar. Sipas tij, së bashku me ndërkombëtarët, Kosova shmangu një provokim të rëndë.



Të fundit