Flash News

E-TJERA

Berisha e mbështeti publikisht, reagon Florjan Binaj: Këtë herë luftojmë me votë

Berisha e mbështeti publikisht, reagon Florjan Binaj: Këtë

Aktori dhe aktivisti i njohur Florjan Binaj ka reaguar pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu publikisht sot mbështetjen e opozitës për kanditaturën e tij në garën për Bashkinë e Tiranës.

Përmes rrjeteve sociale, Binaj shkruan se mirëpret çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare. "Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë", shkruan Binaj. 

"Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare. Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.

Kjo garë është për ju! Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU! Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.

Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!", shkruan Binaj. 

Të fundit