Flash News

E-TJERA

Berisha merr vëmendjen, Kryemadhi asnjë prononcim, Rama dhe Basha "të rezervuar"

Berisha merr vëmendjen, Kryemadhi asnjë prononcim, Rama dhe Basha

Personazhi kryesor i zhvillimeve të seancës së parë të Kuvendit, që u mblodh sot në orën 10.00 ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit bëri disa deklarata të forta në hyrje dhe në dalje të Kuvendit.

Një deklaratë pa dalë nga kornizat e zhvillimeve në Kuvend dha edhe kryeministri Edi Rama në përfundim të seancës. Ai nuk preferoi të fliste për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, por u ndal te mandati qeverisës i PS.

Pavarësisht pyetjeve të shumta të gazetarëve për akuzat e Berishës ndaj tij, Basha u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, ku tha se “Shqipëria ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama”.

Ndërkohë nuk pati asnjë reagim për gazetarët nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo mbërriti në Kuvend pak para Bashës, e shoqëruar nga deputetët Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela.

Pasi doli nga salla e Kuvendit, Kryemadhi përshëndeti disa prej kolegëve dhe gazetarët që ishin në oborr, por nuk dha asnjë prononcim. Seanca e parë ishte formale, ndërsa pasdite pritet të behet betimi i ligjvënësve të rinj.

 

Të fundit