Flash News

E-TJERA

Përfundon seanca e parë/ Zgjidhet Komisioni i Verifikimit të Mandateve, emrat; Bozo: Të punojmë pa ngjyra partiake

Përfundon seanca e parë/ Zgjidhet Komisioni i Verifikimit të

Ka përfunduar seanca e parë plenare e Kuvendit. Ditën e sotme nisi punën legjislatura e re dhe u bë verifikimi i deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Betimi do të bëhet në seancën që do të zhvillohet pasdite, në orën 17.00.

Seanca u drejtua Luljeta Bozo, si deputetja më e vjetër në moshë. Ajo u ndal te përfundimi i reformave dhe te rëndësia e integrimit të Shqipërisë në BE. Bozo iu tha kolegëve që të gjithë kande detyrë të punojnë pa ngjyra partiake, ndërsa vuri theksin te mbështetja e SHBA-së.

"Ndihem e priviligjuar që sot kam nderin e hapjes së legjislaturës së 10-të. Ndihem e dhe më e emocionuar si grua pasi kjo sallë kurrë më parë nuk ka patur kaq shumë gra në sallën e saj.

Kjo legjislaturë do mbahet mend për thyerjen e steriotipeve gjinore dhe forcimin e rolit të gruas në vendimmarrje. Ne kemi marrë një përgejgjësi të madhe për ta çuar Shqipërinë drejt Europës. Ne jemi këtu falë votës së popullit shqiptar. Nismat e marra nga Kuvendi  kaluar t'i çojmë më tej.

Do kemi sukses nëse mbështetemi dhe marrim në konsideratë mendimet e specialistëve. Mbështetës në këto reforma janë SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE dhe vendet e rajonit. Votuesit na besuan të çojmë përpara drejtësinë, të zgjidhjes së çështjes së pronave, të zhvillimit të arsimit, shëndetësisë, arsimit. Sot është detyra jonë të punojmë të gjithë njësoj pa parë ngjyrat partiake. Të kryejmë me sukses punë e deputetit. Jam e bindur se do të kemi mbështetjen e çdo shqiptari", tha ajo.

Në këtë seancë u ngrit edhe Komisioni i Verifikimit të Mandateve të deputetëve, i përbërë nga 5 përfaqësues të maxhorancës dhe 4 të opozitës. Nga maxhoranca, janë Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Auora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu, ndërsa nga opozita janë Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi.

Ky komision do të caktojë kryetarin dhe më pas do të paraqesë raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve, që do të betohen sot. Vëmendjen në seancën e sotme e morën deklaratat e fortaish-kryeministrit Sali Berisha në hyrje dhe në dalje të sallës së Kuvendit.

Ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit u shoqërua nga demokratë, ndërsa për herë të parë iu drejtua Kuvendit si deputet i pavarur.

Të fundit