Flash News

E-TJERA

Video/ “Blindohet” Kuvendi, rreth 800 efektivë në terren

Video/ “Blindohet” Kuvendi, rreth 800 efektivë në terren

Kuvendi voton sot për imunitetin e kryedemokratit Sali Berisha, ndërsa opozita proteston kundër regjimit Rama.

Parlamenti është rrethuar jashtë me forca të shumta policore ku rreth 800 efektivë janë angazhuar në terren. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla hyri në Kuvend nga pedonalia Murat Toptani.

Një ditë më parë Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për interpretimin e nenit kushtetues për heqjen e imunitetit, duke i hapur kështu rrugën Kuvendit për heqjen e mandatit.

Do të jetë Prokuroria e Posaçme ajo që do të vendosë më pas se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Sali Berishën.

Të fundit