Flash News

E-TJERA

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencë  ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend.

Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës është rritur me 5 lekë, nga 182 lekë/litri që ishte në vendimin e fundit, tashmë do të shitet me 187lekë/ litri.

Edhe benzina është rritur me 3 lekë, ku nga 180 lekë/litri që ishte në vendimin e fundit, do të shitet me 185 lekë/ litri. Çmimi i gazit mbetet i njëjtë dhe do të shitet me  75 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/liter”, thuhet në njoftim.

 

 

Të fundit