Flash News

E-TJERA

Broja flet pas golit dhe për kritikat për trajnerin Reja: Isha me nerva

Broja flet pas golit dhe për kritikat për trajnerin Reja: Isha me

Armando Broja është heroi i ekipit shqiptar, i cili në momentin e fundit arriti të shënojë në portën e kundërshtarit, duke i dhënë kështu 3 pikë Shqipërisë.

Pas fitores, Broja ka folur për RTSH dhe ka treguar për eksperiencën dhe emocionet pas golit.

"Jam shumë i lumtur për ekipin dhe fanellën. Është shumë mirë të bëj golin e parë sepse të jep shumë kompetencë e besim. Trajneri bën një ekip dhe s’mund të thuash gjë. Unë mund vetëm të bëj mirë në ndeshje dhe stërvitje. S’më futi në ndeshjen e parë, por është shumë bukur të futem tani në fund dhe të shënoj gol. Isha pak me nerva sepse nuk luajta me Poloninë dhe nuk nisa sot, por nuk stresohem sepse e di se do vijë koha ime dhe unë mundem ta shfrytëzoj. Kritikat e trajnerit? Ai ka mendimin e tij. Kur e dëgjova, ula kokën dhe vazhdova punën. Ky gol ka vlerë të madhe sepse është edhe i pari,:- ka thënë sulmuesi shqiptar.

Të fundit