Flash News

E-TJERA

Denoncimet e Berishës, Bollino-s i dalin në mbrojtje shoqatat e gazetarëve që drejtohen nga punonjësit e tij

Denoncimet e Berishës, Bollino-s i dalin në mbrojtje shoqatat e

Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri ka dalë sot me një deklaratë, duke i cilësuar si sulme akuzat e kreut të PD, Sali Berisha ndaj gazetarit Carlo Bollino.

"Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar, dënon sulmet verbale dhe kërcënimet që i janë bërë botuesit dhe gazetarit Carlo Bollino nga politikanë dhe militantë partiak.

AEJ dega Shqipëri, i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe politikanëve të tjerë të ruajnë etikën dhe të ndalin sulmet dhe gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe medias. Kjo gjuhë polarizon shoqërinë dhe mund të sjellë pasoja në jetën e gazetarëve", thuhet ndër të tjera në reagim.

Për t’i cilësuar denoncimet e opozitës si kërcënime ndaj tij, Bollino duket se ka gjetur shpëtim vetëm te shoqatat që drejtohen nga vetë vartësit e tij.

Me një kërkim të thjeshtë, rezulton se Shoqata e Gazetarëve Europianë drejtohet nga Arbër Hitaj, i cili është pjesë e televizionit që zotëron Bollino.

Fotot më poshtë, e tregojnë më së miri këtë fakt.

Denoncimet e Berishës, Bollino-s i dalin në mbrojtje shoqatat e

Denoncimet e Berishës, Bollino-s i dalin në mbrojtje shoqatat e
Gazetari HItaj në një prej daljeve televizive në 5 dhjetor

 

 

Të fundit