Flash News

E-TJERA

Celibashi thirrje partive: Skenat me komisionerë që lodhen duhet të marrin fund, janë diskredituese

Celibashi thirrje partive: Skenat me komisionerë që lodhen duhet
Ilirjan Celibash

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë një prononcim për mediat, pas bërjes publike të rezultatit zgjedhor në Njësinë 10, ku u pilotua votimi elektronik. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve do të jetë i shpejtë.

“Në fakt është një nga avantazhet e përdorimit të teknologjisë. Nga pikëpamja teorike mund të ishte shpallur më herët, por meqenëse ishte hera e parë që ne po e implementojmë këtë, palët kishin meraqet e veta, u dakordësuam që rezultatin ta shpallnim sot. Duket që është kështu edhe në këto momente, gjithsesi mbetet fakti që sistemi elektronik i aplikuar është 100% i sigurt në ruajtjen e fshehtësisë, është e pa diskutueshme", tha Celibashi.

Lidhur me rastet, ku komisionerët kanë ndërprerë numërimin për shkak të lodhjes, Celibashi tha se këto 'skena', duhet të marrin fund. Ai kërkoi nga partitë që të marrin masa dhe të zëvëndësojnë numëruesit.

"Janë sporadike si raste, megjithatë meritojnë të kenë vëmendjen e partive dhe lidershipit përkatës, në rastet që numëruesit lodhen është mospërmbushje e vullnetit të rezultatin. KQZ ka marrë masa që të trajnohen anëtarët e ri të grupit të numërimit. Skenat me komisonerë të lodhur, duhet të marrin fund dhe partitë që i bëri këto është diskredituese”, u shpreh Celibashi.



 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit