Flash News

E-TJERA

Cinizmi i ministres, falënderon policinë që helmoi qytetarët dhe gazetarët me gaz të skaduar

Cinizmi i ministres, falënderon policinë që helmoi qytetarët

Pas protestës së opozitës përpara Parlamentit, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, lëshoi një deklaratë duke lavdëruar policinë për “profesionalizmin dhe maturinë” gjatë ndërhyrjes.

Koçiu, me indinjim, kritikoi protesuesit duke harruar skandalin e ripërsëritur të policisë me përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, drejt qytetarëve dhe gazetarëve.

Madje, ministrja shkon më tej duke i lavdëruar për “profesionalizmin e maturinë”, që në fakt nuk kurseu nga dhuna e sulmet as gazetarët e huaj, të cilët po raportonin nga terreni realitetin e pamohueshëm.

“E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj. Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi”, shkruan Koçiu.

Deklarata e ministres, ku lavdërohet “profesionalizmi” i forcave të rendit, duket ironike përballë përdorimit të mjeteve të pasigurta dhe dhunës fizike mbi qytetarët dhe median që mbulojnë ngjarjet.

 

Të fundit