Flash News

E-TJERA

'Defender Europe 21', Yuri Kim: Kurrë nuk do t'i harrojmë sakrificat tuaja

'Defender Europe 21', Yuri Kim: Kurrë nuk do t'i
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim

E pranishme në ceremoninë e nisjes së stërvitjes 'Defender Europe 21', ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se SHBA-ja nuk do t'i harrojë kurrë sakrificat e shqiptarëve. Ajo vuri theksin te trimëria dhe mbështetja që ka dhënë vendi ynë për SHBA-të.

Kim ka përgëzuar Shqipërinë për përgjegjësinë që ka marrë, në realizimin e kësaj stërvitjeje të rëndësishme, duke e cilësuar historike. Kryediplomatja amerikane shprehu mbështetjen e vendit të saj për Shqipërinë.

"Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t'i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t'ju kemi në aleancë.  

Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është historike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë", tha Kim.

 

Të fundit