Flash News

E-TJERA

Deklaratat e gazetarit italian, Burimi: Shqipëria përballet me rrezik terrorist

Deklaratat e gazetarit italian, Burimi: Shqipëria përballet me rrezik

Analisti Genc Burimi ka komentuar deklaratat e forta nga gazetari italian,  Nello Trocchia lidhur me takimet e qeveritarëve shqiptarë me trafikantë droge në Karaibe.

Duke folur në Syri tv, ai tha se po të jenë të vërteta, nuk janë thjesht një çështje reputacioni ndërkombëtar, por paraqesin rrezik serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Burimi: Në këtë aferë, më duket më pak e rëndësishme se çfarë thonë bota për ne, sesa çfarë rreziku i kanoset Shqipërisë në rast se ky lajm është i vërtetë. Kemi të bëjmë me një rrezik terrorist. Nëse sot, Donald Trump e cilëson trafikun e drogës, kokainës si një rrezik terrorist, duke mos shmangur as mjetet luftarake për të luftuar, pra sot Shqipëria qenka në një rrezik terrorist.

Ky është alarmi sot në këtë ngjarje. Unë në këtë ngjarje do merresha shumë më pak me këtë aktorin e supozuar, me Ramën. Do merresha me drejtësinë e vendit tim.

Është një skandal shtetëror nëse e marrim vesh ne sot këtë nga një gazetar italian. Është një skandal shtetëror që kërkon ti hyhet me rrënjë e me dhëmbë. Dhe kjo është opozita. Kemi parlamentarë, kemi Gamzent Bardhin, deputet i Shqipërisë që përfaqëson një grup deputetësh parlamentarë ti drejtohet me shkrim Antimafias, drejtësisë italiane, të na japë të gjithë kronologjinë e ngjarjeve. A i ka vënë në dijeni drejtësia italiane, apo Antimafia drejtësinë shqiptare për këtë ngjarje? Dhe kur? Nëse është vënë në dijeni drejtësia shqiptare, kush e ka marrë këtë informacion dhe kush e ka bërë...

Është një skandal shtetëror. Të ndodhë kjo 3-4 vite pas reformës në drejtësi, atëherë për çfarë shërben drejtësia. Jemi larg çështjes McGonigal. Jemi larg çështjes së Tahirjat. Nëse ndodh kjo, edhe njëherë, qeveria shqiptare ka marrë pjesë...si ato filmat me Al Caponen, në një mbledhje trafikantësh më të mëdhenj të drogës në brigjet e Venezuelës , është një skandal. Është një skandal që mund të prekë edhe aleatët tanë.  

Të fundit