Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Rrëfen gazetari i njohur italian: Mafia shqiptare kontrollon portet, politikën dhe bizneset

Mafia shqiptare duket se është sot një nga realitetet më të frikshme të krimit të organizuar në Europë.
Gazetari investigativ italian Nello Trocchia hedh dritë mbi strukturën, fuqinë dhe rrënjët e saj në librin e tij të fundit, duke i krahasuar ato me organizatat më të mëdha mafioze italiane si ’Ndrangheta.
Në një intervistë për Syri TV me gazetaren Alba Kepi, Trocchia shpjegon pse vendosi të shkruajë një libër mbi mafian shqiptare, lidhjet e saj me politikën dhe biznesin, si dhe arsyet pse e quan një organizatë “të pamposhtur”.
Intervista:
Alba Kepi, Syri TV: – Një libër mbi mafian shqiptare. Pse?
Nello Trocchia për Syri TV: Mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as vetë ’Ndranghetës’, e cila është organizata mafioze më e madhe dhe më e fuqishme ndërkombëtare, sidomos në nivel europian.
Për mafian shqiptare kishte nevojë të rrëfehej për shkak të karakteristikave, të veçantisë, të elementeve dalluese, duke filluar nga ndërtimi dhe struktura e saj, që nuk është piramidale por me qeliza, dhe kujton një përvojë italiane barbare dhe të tmerrshme: Brigate Rosse, pra një formë terrorizmi mafioz e pushtetit kriminal, që ngjan me atë të brigadistëve. Pse? Sepse janë të përbërë me qeliza. Ka një strukturim në territore me 30, 40, 50 anëtarë, të cilët kanë një aftësi shpërbërjeje, pra të zhdukjes së menjëhershme dhe të shpejtë.
Këtë fakt e kam vërtetuar edhe nëpërmjet punës së kryer nga drejtësia mbi mafiet tradicionale. Një ish-boss i ‘mafias foggiane’ më ka treguar se në vitet 2000, kur kanë pasur rastin të hyjnë në kontakt me pjesë të krimit shqiptar, kanë parë se në momentin kur lindnin mosmarrëveshje, ata kishin aftësinë të zhdukeshin në mënyrë të menjëhershme. Kjo i bën të pakapshëm, i bën të aftë të shpërndahen në territorin europian e jo vetëm, dhe tashmë, një tjetër element që më ka shtyrë të merrem me mafian shqiptare, është kontrolli i porteve, të cilat janë qendrore në rrugët e narkotrafikut. Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, i cili në një intervistë tregon që ka kaluar vite në Kalabri dhe ka studiuar ’Ndranghetën, më thotë qartë se sot mafia shqiptare arrin të bashkëpunojë në mënyrë të barabartë me ’Ndranghetën. Një bashkëpunëtor i drejtësisë nga një prej familjeve më të fuqishme të ’Ndranghetës, familjes Mancusi, më tregon qetësisht: ‘Do të jenë zotër të Europës’.
Alba Kepi, Syri TV: Një rrëfim narrativ shumë ndryshe nga si jemi mësuar deri sot. Pse ju e krahasoni me Brigate Rosse, por Brigate Rosse kishin edhe një qëllim politik? Ka diçka të tillë mafia shqiptare?
Nello Trocchia për Syri TV: Jo, mafia shqiptare ka vetëm një tipar të përbashkët me Brigate Rosse: është struktura me qeliza. Pra, nuk ka formë piramidale, por një formë që rrënjoset në grupe, grupe që janë në gjendje të menaxhojnë dhe të qëndrojnë në territore dhe më pas të shpërbëhen shpejt. Qelizat terroriste kishin të njëjtën karakteristikë: praktikisht kur zbuloheshin ose kur kishin dyshime se mund të zbuloheshin, zhdukeshin.
Këtë ata mund ta bëjnë sidomos në vendet europiane, sepse kanë një territor përkatësie dhe origjine si Shqipëria, ku ata kanë padyshim një rrënjosje. Pra, nëse vendosen në Londër, në Holandë, në Romë – kur hetimet ngrihen në nivel, ata zhduken ose largohen. Ndonjëherë edhe në mënyrë të qartë dhe të vetëdijshme. Mendoni për disa narkotrafikantë që kanë bërë historinë e krimit roman të 20 viteve të fundit, të cilët janë larguar, për shembull, për të vuajtur një pjesë të dënimit në Shqipëri, për shkak se ka marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë, e më pas sot janë njerëz të lirë që vazhdojnë trafikun e tyre. Kjo është e vetmja karakteristikë e ngjashme.
Qëllimi i mafias shqiptare, si për të gjitha mafiet është të bëjë para. Për të bërë para dhe për të pasur një strukturë mafioze funksionale, duhet të kesh lidhje me politikën, me sipërmarrësit dhe me botën e profesionistëve. Si i ke këto lidhje? Përmes sistemeve korruptive. Më tregonte një ish-vrasës i Kamorës, që pata mundësinë ta njoh vitet e fundit, dhe që ka strukturë kriminale për të na treguar se çfarë janë mafiet, dhe vlen për ato italiane, vlen për ato të huaja si ajo shqiptare.
Qartë, para armës, para K47, para Feroce, janë paratë. Paratë janë instrument që lejon të lubrifikohen sistemet, të arrish kudo dhe nëse duhet të ndërtosh një kullë të madhe, nëse duhet të ndërtosh një zinxhir të madh hotelesh, edhe të shkojë në kadastër, tek ata që japin koncesionet dhe në një farë mënyre të zbutësh sistemin e kontrollit. Kjo mënyrë realizohet vetëm nëse ke shumë para, dhe shqiptarët, mafia shqiptare, qartë kur them shqiptare, them mafia, kriminelët shqiptarë, kanë shumë para që vijnë nga sektori i parë i biznesit, që sot është bërë trafikimi i drogës.
Në vitet ’90 ata u strukturuan me karakteristika të ndryshme dhe ishin sektorë të tjerë biznesi. Sot sektori kryesor i biznesit është trafiku i drogës. Kur ke shumë para, ke nevojë t’i riinvestosh. Kur duhet të riinvestosh, ke nevojë të bisedosh me pushtetet e tjera që janë në territor. Në territor, cilët pushtete ka? Ka pushtete shtetërore. Dhe me pushtetet shtetërore ti bisedon. Si bisedon? Me paratë që ke. Dhe paratë janë instrumenti kryesor në vendet me nivel të lartë korrupsioni, që lejon pushtetet kriminale, përmes sipërmarrjes së miqësuar, të mund të pastroni dhe riinvestoni, duke futur në ekonominë ligjore miliona e miliona euro.
Shifër e rëndësishme. Më tregon prokurori Gratteri: ne arrijmë të sekuestrojmë vetëm një përqindje të vogël të ngarkesave të lëndëve narkotike që vijnë. Jemi rreth 10–15 për qind. Por sidomos në Europë, sepse nuk kemi një legjislacion të harmonizuar, arrijmë të kapim, të sekuestrojmë vetëm një pjesë të vogël, nën 10–15% të pasurive të paligjshme, që bëhen ligjore dhe shkojnë të ushqejnë ato që janë numrat e ekonomive legale të vendeve. Pushtetet kriminale, pushteti i mafies urbane është një nga ato pushtete që rrit ekonominë legale dhe që sidomos është strukturuar tashmë falë një rrjeti bashkëpunëtorësh dhe kokave të rreme.
Mafia shqiptare ka shumë para.
Nello Trocchia për Syri Tv: Pra, ky është një hetim i Drejtorisë Hetimore Antimafia të Prokurorisë së Firences që në thelb hetonte investimet në Itali të Artur Shehu. Kush është Artur Shehu? Artur Shehu është një individ që vjen nga Vlorë, i cili në vitet ’90 shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme nga ajo që ishte një lloj lufte civile, mund të themi, pas krizës së piramidave, dhe që bëri biznese me gommonët, pra me trupat e njerëzve, sepse ai kishte gommonë në Vlorë që niseshin drejt Italisë, pra trafikim i qenieve njerëzore, më pas u bë një individ në marrëdhënie, me biznese të dokumentuara, më pas u mbyll hetimi, por janë të dokumentuara marrëdhëniet e tij biznesore me Albino Prudentino, që ishte një njeri i lidhur me Sacra Corona Unita, në kazino dhe në sektorin e turzimin e më pas i transferuar në W. Artur Shehu nuk ka dënime të rëndësishme, por ka raporte me narkotrafikantet shqiptarë.
Rasti i Artur Shehut tregon nivelin e lartë të lidhjeve të mafias me biznesin dhe qeverinë. Ai ka marrë pjesë në investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale.
Një tjetër rast që tregon fuqinë e mafias shqiptare është vrasja në Itali në vitin 2020 në plazhin e Torvaianika të një shtetasi shqiptar, ku rezultoi se i dyshuari kryesor kishte lidhje me vrasësin e dënuar më parë.
Alba Kepi, Syri Tv: Në këto dokumente të sekuestruara që keni analizuar a ka emra te qeverisë shqiptare? Drejtuesit e lartë të qeverisë?
Nello Trocchia për Syri Tv: Po, drejtuesit e lartë. Pra, ose ministrat ose nënsekretarët. Është e qartë që ata përmendin këtë lloj reference, por nuk ka ndonjë çertifikatë që e fotografon takimin në Aruba.
– Sigurisht.
Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si krye të qeverisë. Kush ishte aty duhet të sqarohet; për këto pyetje Rama nuk ka pranuar të përgjigjet, por duhet të tregojë nëse këta persona ekzistojnë apo janë vetëm trillime të të interceptuarve.
Në fakt, një fakt i njohur: Drejtoria e Antimafias thotë se është konfirmuar një takim në Aruba midis këtyre personave, Shehut dhe shokëve të tij, me figura të pacaktuara të qeverisë në detyrë, jo qeveri lokale. Ky ishte në 2019, e njëjti qeveri që sot qeveris Shqipërinë, pra Rama.
Alba Kepi, Syri Tv: Ka detaje të tjera në libër mbi lidhjet mes politikës e mafias për ata që janë kuriozë?
Nello Trocchia për Syri Tv: - Lidhen fuqishëm politika dhe krimi. Unë rikonstruktoj, për shembull, raste ku janë hetuar edhe figura të tjera politike shqiptare, ish-presidenti, ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, por edhe ministra të tjerë. Ka pasur hetime për ministrin e Brendshëm të qeverisë Rama, por edhe për ministra të tjerë, për shembull për ndërtimin e impianteve të mbetjeve. Pra, nuk është se nuk ka pasur hetime mbi figura të larta qeveritare.
Kjo kërkon një nivel transparence edhe më të madh. Kryeministri Rama ka vendosur kohët e fundit një ministër për inteligjencën artificiale për të parandaluar korrupsionin, që tregon që problemi ekziston.
Nello Trocchia për Syri Tv: Në libër unë gjithashtu intervistoj një ish-magistrat, Francesco Mandoi, që ka punuar me qeverinë Rama, dhe ai tregon për funksionimin e strukturës anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë. Autoriteti anti-korrupsion ka pavarësi, por gjithashtu një lidhje me qeverinë.
Disa biznesmenë që kam intervistuar, shumë flasin për Shqipërinë si një ‘shtet i parave cash’. Kur kam pyetur Nicola Gratteri, shefi i prokurorisë në Napoli, se a është i ekzagjeruar Berisha kur thotë narkoshteti për Shqipërinë ai më ka thënë se është më shumë se kaq... Edhe prokurori tjetër Mandoi konfirmon se ka korrupsion të përhapur.
Kur ka korrupsion të përhapur, mund të flitet edhe për ‘narco-shtet’, sepse krimi ka pushtet të thellë dhe të gjerë në Shqipëri. Mafia shqiptare ka një karakteristikë të fortë territoriale: investon në vendet ku operon, por pjesë të fitimeve i rikthen në Shqipëri.
Kryeministri juaj, Edi Rama, kohët e fundit ka krijuar pozitën e një Ministre për Inteligjencën Artificiale, siç e ka quajtur ai, me qëllim parandalimin e korrupsionit. Kjo tregon se tema e korrupsionit shihet si një problem që duhet trajtuar.
Çfarë bëj unë? Sigurisht, e përfshij këtë temë edhe në librin tim, duke e treguar edhe nga aspekti i kundërshtimit të saj. Për shembull, intervistoj një ish-magjistrat që ka pasur marrëdhënie me qeverinë Rama dhe ka punuar në Shqipëri, i quajtur Francesco Mandoi, i cili më tregon funksionimin e strukturës suaj anti-korrupsion dhe të policisë gjyqësore. Ai më shpjegon se kreu i policisë gjyqësore emërohet në bashkëpunim me qeverinë, që do të thotë se autoriteti anti-korrupsion ka një prezencë brenda autonomisë dhe pavarësisë së qeverisë përkatëse.
Kur ekziston një korrupsion i përhapur, kur mund të flasësh pa u kundërshtuar dhe pa ekzagjeruar edhe për një ‘narko-shtet’ – gjë që ka ndodhur në disa forma të tij – dhe në disa raste gjyqësore që kanë dalë në dritë, kjo tregon se pushteti kriminal është hegjemonik. Kjo do të thotë se në Shqipëri pushteti kriminal ka rrënjë të thella, të gjera, të përhapura dhe të zgjeruara sot, jo tridhjetë vjet më parë.
Dhe Gratteri, në mënyrë të qartë dhe të dukshme, përshkruajnë një tipar të krimit të organizuar shqiptar: ai ka një territorialitet të madh. Shqiptarët që bëjnë biznes në Londër, ata që bëjnë biznes në Dubai, shqiptarët dhe mafia shqiptare që veprojnë në Guayaquil, shqiptarët që bëjnë biznes në Romë, mafia shqiptare që vepron në Hollandë – një pjesë e këtyre të ardhurave pastaj rivlerësohet në territorin e origjinës, duke ruajtur kështu një karakter të thellë dhe një territorialitet të fortë. Kështu, kjo Shqipëri në zhvillim përballet edhe me rivlerësimin e pushteteve kriminale të mafias shqiptare
Alba Kepi, Syri Tv: Pse i quani të pamposhturit?
Nello Trocchia për Syri Tv: Sepse kanë aftësinë të operojnë jashtë vëmendjes së organeve dhe kanë një kapacitet ndërkombëtar. Janë të pranishëm në një territor, por menjëherë ‘shpërndahen’ dhe gjejnë rrënjë në vendin e origjinës përmes sistemeve korruptive. Ky është arsyeja pse pothuajse të gjithë Narcos që përmend në librin tim janë të lirë.
Alba Kepi, Syri Tv: Për shembull?
Nello Trocchia për Syri Tv: Arben Zogu, Donian Petoku, Sinomati, të gjithë janë të lirë. Elvis Demce ishte i lirë për shumë vite. Donian Petoku ishte i lirë dhe ndërtoi një klan brenda komunitetit ku u dërgua për vartësi droge, por pastaj u arratis. Madje ishte në Dubai e u tha u arrestua.
Në Shqipëri, nuk ka pasur një strukturë të fortë kundër tyre për shumë vite. Ndërsa në Itali kemi bërë 30 vite antimafia, atje ky sistem nuk ekzistonte. Prandaj ata bëhen të paprekshëm, sepse nuk ka kapacitete për t’i përballuar si sistem.
Alba Kepi, Syri Tv: Ju e keni përdorur termin ‘mafie shqiptare’. Jeni i dyti pas Nicola Gratterit. Mund ta shpjegojmë?
Nello Trocchia për Syri Tv: Pasi kjo strukturë ka karakteristika tipike të mafies: kontroll territorial, përdorim të dhunës kur është e nevojshme, ndikim dhe korrupsion ndaj pushtetit shtetëror, dhe dominim në territor deri në arritjen e një lloj ‘hegjemonie’ që krijon heshtje dhe impunitet. Edhe nëse individët nuk kanë dënime, struktura ekziston dhe funksionon si mafia.
Alba Kepi, Syri Tv: Pra, ata janë të lirë dhe të paprekshëm.
Nello Trocchia për Syri Tv: Po, omertà dhe impuniteti janë tipike të strukturave mafioze. Edhe pse shumë prej tyre nuk kanë pasur ndonjë dënim, kjo nuk do të thotë se nuk kanë pushtet kriminal.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14