Flash News

E-TJERA

Dëshmia e Nuredin Dumanit/ Arrestohet në Rinas avokati që pagoi 120 mijë euro për t’i vrarë gruan

 Dëshmia e Nuredin Dumanit/ Arrestohet në Rinas avokati që pagoi

Arrestohet në Rinas Alban Bengasi, avokati për të cilin i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deklaruar se e kishte paguar 120 mijë euro për t’i vrarë gruan.

 Sipas policisë, avokati u arrestua teksa po hynte në aeroportin shqiptar.

“Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

I penduari i drejtësisë i ka thënë SPAK se ai kishte refuzuar ta vriste një grua për 120 mijë euro, ndërkohë që Bengasi është shprehur se në rast se nuk do ta kryente ai krimin, do ia kërkonte këtë ‘nder’ Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe dhe si i forti i Myslym Shyrit.

Të fundit