Flash News

E-TJERA

Detaje nga sherri me thika në Korçë, shkon në 8 numri i të arrestuarve

Detaje nga sherri me thika në Korçë, shkon në 8 numri i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri me thika që u regjistrua një ditë më parë në Korçë ku mbetën të plagosur dy persona. Mësohet se lidhur me ngjarjen janë arrestuar 8 persona.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, pranë parkut kryesor të qytetit juglindor. Ende nuk dihet identiteti i të 8-të të arrestuarve, por burime bëjnë me dije se personat e arrestuar kanë qenë pjesë e konfliktit masiv.

Dyshohet se sherri ka nisur për motive banale, ku ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse dhe mjeteve të forta.

Kujtojmë se të plagosur me thikë mbetën shtetasit Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro, të cilët u transportuan në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në komisariat u shoqëruan shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.

Në vijim pritet komunikata e policisë së Korçës.

Të fundit