Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja e gjyqtarit të Apelit, si u fut arma brenda në gjykatë

Detaje nga vrasja e gjyqtarit të Apelit, si u fut arma brenda në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë pasdite brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. 

Kalaja u qëllua gjatë një procesi gjyqësor nga 30-vjeçari Elvis Shkambi (palë në proces) pasi gjyqtari vendosi në favor të palës tjetër. Burime për mediat bëjnë me dije se gjyqtari është qëlluar pas shpalljes së vendimit. 

Po të nëjtat burime konfirmojnë se arma dyshohet të jetë futur në gjykatë përmes mikut të autorit ndërsa thuhet se detektorët në gjykatë nuk funksionojnë prej kohësh.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur gjithashtu edhe dy persona të tjerë babë e bir, që ishin pala tjetër në procesin gjyqësor. 

 

Të fundit