Flash News

E-TJERA

Dialogu PS-PD, Soreca: Inkurajojmë palët të ulen në tryezë, të gatshëm t’i ndihmojmë

Dialogu PS-PD, Soreca: Inkurajojmë palët të ulen në

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca inkurajoi bashkëpunimin mes opozitës dhe maxhorancës. Soreca theksoi se në raste diplomatëve të huaj do t’iu kërkohet asistencë në dialogun mes PS-së dhe PD-së, do të jenë të gatshëm t’i ndihmojnë.

“Ne kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin mes partive politike. Ne kemi pritur rikthimin e opozitës në Parlament ku është foltorja tek e cila palët mund të diskutojnë për ato tema që e shohin të arsyeshme. Ne inkurajojmë palët të ulen në tryezë të diskutojnë për tema. Në rast se kërkohet asistencë ne do të jemi të gatshëm të ndihmojmë ashtu siç kemi bërë gjithmonë,” u shpreh ambasadori Soreca.

Të fundit