Flash News
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Djegia e pallatit në Tiranë, shkak: Kondicioneri në papafingo
Ditën e djeshme një pallat, 10-kate u përshi nga flakët në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.
Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj i ftuar në "News24", u shpreh se dyshimet janë se “zjarri ka nisur në papafingo në pjesën e kondicionerëve”.
“Nga pamjet dhe nga të gjitha ekspertizat që kemi bërë ditën e sotme, mendojmë që zjarri ka nisur në këtë pjesë të ndërtesës ku ndodhet edhe papafingo.
Mendoj se zjarri ka nisur nga kondicionerët, kemi dhe pamjet me video në momentet e fillimit të zjarrit.
Sot kemi qenë edhe me drejtuesit e Komisariatit Nr.2, por do të shikojmë edhe videot e tjera nga bizneset aty pranë, për t’u siguruar për vatrën e zjarrit. Me 90 për qind zjarri ka rënë në katin ku ndodhet papafingo, në katin e banesës së djegur”, tha Goxhaj.