Flash News

E-TJERA

"Djemtë e këqinj nuk e duan", Kim flet për Reformën në Drejtësi: Nuk është e përsosur, por po ecën përpara

"Djemtë e këqinj nuk e duan", Kim flet për
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë apo e përsosur, por po ecën përpara. Sipas saj reformimi i këtij sistemi është duke u zhviilluar, pavarësisht se "djemtë e këqinj" nuk e duan atë.

Ajo thekson se SPAK po punon dhe ka vendosur pas hekurave kriminelët. Kim shton se Gjykata Kushtetuese po funksionon, ndërsa Gjykata e Lartë po shqyrton çështje. " Vetingu vazhdon, inspektorët e BKH-së po trajnohen", shton kryediplomatja amerikane.

Kjo e fundit ka shpërndar edhe një reagim të ambasadës, pas kualifikimit të 28 kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Në reagimet e saj, Kim është shprehur optimiste për Reformën në Drejtësi, ndonëse kohët e fundit është përqëndruar te thirrjet për kandidatë të pastër dhe me integritet për zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit