Flash News

E-TJERA

Do i mungojë Kuvendit, por jo ekranit, ky është projekti që paralajmëroi Pandeli Majko nëse do humbte mandatin

Do i mungojë Kuvendit, por jo ekranit, ky është projekti që

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti për 4-vjeçarin e ri.

Ai u rendit i 19-ti në listën e kandidatëve të qarkut të Tiranës, ndërsa PS siguroi 18 mandate.

Në një reagim në rrjetet sociale, Majko shkruante se ndonëse është renditur në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar në këto zgjedhje, sërish nuk arriti të thyej herësin dhe të mos e rimarrë mandatin.

Megjithatë, para zgjedhjeve Majko, i komentuar vazhdimisht si një ndër emrat më të rrezikuar që të mos rihyjë në Kuvend, është pyetur shpesh nga mediat se ç’drejtim do marrë karriera e tij politike në rast se do të humbë.

Në një intervistë në A2, Majko pati deklaruar se në rast se nuk fiton mandatin, atëherë do të shfaqet në studiot televizive si analist politik.

Ne po shqetësohemi për njerëzit që na kanë votuar, por që për shumë arsye mund të jenë të mërzitur. Kjo është arsyeja që unë bashkë me kolegët e mi jemi vendosur te vija e zjarrit. Te vija e zjarrit mund të shikosh edhe greminën.

Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet, por edhe mund të mos i fitojmë zgjedhjet dhe ju nesër mund të më ftoni si një analist politik, jo si një deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk po bëj shaka, përkundrazi po bëj aplikim që tani”, tha Majko në 7 prill.

Të fundit