Flash News

E-TJERA

Do të ekzekutonte të fortin e Vlorës, SPAK çon për gjykim dosjen e Amarildo Nikollit

Do të ekzekutonte të fortin e Vlorës, SPAK çon për

Prokuroria e Posaçme, ka dërguar për gjykim dosjen e Amarildo Nikolli Xhanej, i akuzuar për vrasjen e të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Xhanej zbuloi se atentati ndaj Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj do të kryhej për hakmarrje dhe për të marrë kontrollin e lojërave të fatit.

Porositësi i atentatit sipas SPAK është Leonard Luzi, i cili u ekstradua nga Spanja më 9 nëntor. Luzi ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, ku Amarildo Nikolli do të ishte ekzekutori, dhe të pandehurit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.

Koroveshi dhe Zejno kanë dërguar armët në banesën e Nikollit në Vlorë, e kanë ndihmuar në terren për lokalizimin e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës.

Të fundit