Flash News

E-TJERA

Dokumenti/ Projektligji për Portin e Durrësit, qeveria përjashton shoqërinë nga taksat

Dokumenti/ Projektligji për Portin e Durrësit, qeveria përjashton

Kuvendi miratoi sot me 62 vota pro dhe 20 kundër, shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për Portin e Durrësit.

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me kompanitë “Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company”, sh.a., dhe “Nshmi Development L.L.C”, për ndërtimin e portit Portit të Durrësi, është dorëzuar në Kuvend në një dokument me vetëm tre faqe.

Në të janë shkruar 6 nene që përcaktojnë miratimin, por nuk është e shkruar vlera e investimit që do të jepet për ndërtimin e hoteleve dhe pallateve në Portin e Durrësit.

Ajo çka vihet re në projektligj është përjashtimi i shoqërisë nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë.

“Shoqëria e përbashkët për realizimin e projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” përjashtohet nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social, sipas legjislacionit në fuqi për sistemin e taksave vendore dhe legjislacionit në fuqi për strehimin social. Vlera e detyrimit të përjashtuar është pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në investim, sipas marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji”, thuhet në projektligj.

Dokumenti po ashtu parashikon bashkë me nenet, edhe shtojca të marrëveshjes të cilat deri tani nuk janë bërë publike.

Dokumenti/ Projektligji për Portin e Durrësit, qeveria përjashton Dokumenti/ Projektligji për Portin e Durrësit, qeveria përjashton Dokumenti/ Projektligji për Portin e Durrësit, qeveria përjashton

Të fundit