Flash News

E-TJERA

Dosja 339/ GJKKO dënon me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit për laboratorin e heroinës në Has

Dosja 339/ GJKKO dënon me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit për

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për 17 të pandehurit në fraksionin e tretë të dosjes 339. GJKKO i ka dënuar ata në total me 125 vite, pasi akuzohen si të përfshirë në laboratorin e heroinës që u gjet në Has në 2018.

Vlen të theksohet se mes të dënuarve është edhe grupi i Avdylajve dhe vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka.

Dënimet për secilin nga anëtarët:

1. Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj (Burg)
2. Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
3. Esat Mehmeti 10
4. Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
5. Sajmir Sulejmani 8
6. Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj

7. Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj

8. Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
9. Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
10. Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
11. Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
12. Admir Hoxha 12 vjet
13. Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
14. Vehbi Berushi 8
15. Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove
16. Xhavit Shyti 8 vite
17. Flamur Çela 8 vite

Operacioni Volvo 4, si u arrestuan të “fortët” e Shijakut bashkë me 2 ish-deputetët e PS-së 

Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”. 

Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve. 

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për tràfik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.

Të fundit