Flash News

E-TJERA

Dosja ‘Partizani, kallëzohet në SPAK gjyqtarja Irena Gjoka: Ka shpërdoruar detyrën!

Dosja ‘Partizani, kallëzohet në SPAK gjyqtarja Irena Gjoka: Ka

Avokati i kreut të PD, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se sot kanë bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes Irena Gjoka për kompleksin Partizani.

Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj tha se kanë ngritur padi në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes për shpërdorim detyre.

Sipas tij, Gjoka ka dhënë një vendim në kundërshtim me Kushtetutën dhe se është kërkuar gjithashtu dhe përjashtimi i saj.

"Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy tre dorë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesi me njohjen," tha Gjokutaj.

 

 

Të fundit