Flash News

E-TJERA

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit: Sugjerojmë formalizimin e basteve sportive

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit: Sugjerojmë

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj sugjeroi rikthimin e basteve sportive.

Në aktivitetin, ku po diskutohet për këtë çështje, ai tha se kjo veprimtari në vende të tjera është e ligjshme, duke kërkuar që veprohet njësoj edhe në Shqipëri.

Vocaj shtoi se nga viti 2019 e deri më sot janë bllokuar 6 mijë linke të faqeve të internetit ku ushtroheshin bastet online.

“Nga 2019 e në vazhdim në bashkëpunim me AKEP janë bllokuar 6 mijë linke të dedikuara për lojërat e fatit. Kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat është e ligjshme dhe në shumë raste bashkëpunimi ndërkombëtar është i pamundur.

Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.

 

Të fundit