Flash News

E-TJERA

Dy ministri më pak, Rama ‘shkrin’ Ministrinë e Rinisë dhe atë të Sipërmarrjes

Dy ministri më pak, Rama ‘shkrin’ Ministrinë e Rinisë

Në qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama, dy ministri nuk do të ekzistojnë më: Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Ministria për Rininë dhe Fëmijët.

Gjatë fjalimit të tij mbi dy orë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama nuk përmendi dy dikastere ndër emërimet e kabinetit të ri.

Ministria për Sipërmarrjen, e cila u drejtua nga Delina Ibrahimaj në mandatin e kaluar, tashmë do të integrohet nën Ministrinë e Ekonomisë, ku Ibrahimaj është konfirmuar si ministre.

Ndërsa Ministria për Rininë dhe Fëmijët, që udhëhiqej nga Bora Muzhaqi, nuk u përmend fare gjatë shpalljes së kabinetit të ri.

Të fundit