Flash News

E-TJERA

"Dy persona humbën jetën", Komiteti i Ekspertëve: Fatalitetet nuk kanë lidhje me vaksinën

"Dy persona humbën jetën", Komiteti i Ekspertëve:
Foto ilustruese

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore bëri me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj Covid-19.

Sipas këtij Komiteti, dy rastet e pacientëve që humbën jetën, pasi kishin marrë vaksinën, nuk ka lidhje me aplikimin e kësaj të fundit.

Në deklaratën për mediat theksohet se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, që të vërtetojë lidhjen midis procesit të vaksinimit dhe ngjarjeve.

 

Të fundit