Flash News

E-TJERA

“Dy persona humbën jetën në Shqipëri pas vaksinës kineze”, Bino: Jo çdo vdekje pas vaksinimit ka lidhje me të

“Dy persona humbën jetën në Shqipëri pas vaksinës

Një 74-vjeçare nga Berati ka humbur jetën një ditë pasi mori vaksinën kineze Sinovac. Sipas ekspertëve, e moshuara që vuante nga hipertensioni, pësoi trombozë.

Ndërsa një 88-vjeçar nga Tirana humbi jetën dy ditë pas vaksinës kineze. Ai mësohet se pati probleme me mushkërinë dhe pamjaftueshmëri me frymëmarrjen.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar përmes një prononcimi për A2 shefja për sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Bino ka thënë se “nuk është shkak i humbjeve të jetës dhe se jo çdo vdekje pas vaksinimit ka lidhje me të”.

Të fundit