Flash News

E-TJERA

Dy shqiptarë kapen me 58 kg drogë në Itali, u sekuestrohen edhe 410 mijë euro

Dy shqiptarë kapen me 58 kg drogë në Itali, u sekuestrohen edhe

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve të Trevisos gjatë një operacioni anti-drogë. Shqiptarët e moshës 32 dhe 43 vjeç u gjetën të dy në një shtëpi në pronësi të një 45-vjeçari italian.

Siç raportojnë mediat vendase, sapo karabinierët hynë në pronë, vunë re menjëherë një erë shumë të fortë marihuanë që vinte nga kati i parë i shtëpisë.

Ata gjetën sasi të mëdha droge të llojeve të ndryshme, material për peshimin dhe paketimin e drogës, si dhe një sasi të madhe parash dhe një makineri elektronike të numërimit të parave. Konkretisht, hetuesit sekuestruan:

49 kilogramë hashash

8 kilogramë marihuanë

35 gram heroinë

50 gram ekstazi (96 doza totale)

770 cigare elektronike, të markave të ndryshme, të përbëra nga lëngu që përmban përqindje të lartë THC (përbërës aktiv i kanabisit)

410 mijë euro cash, në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, para konsiderohen dukshëm të ardhura të veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së drogës.

Po ashtu, u zbuluan disa fletore dhe dokumente me numra dhe emra të koduar të mbajtura nga i zoti i shtëpisë. Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Trevisos dhe tashmë janë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Të fundit