Flash News

E-TJERA

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër, kush është i plagosuri Erogen Vaso

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër, kush

Armando Pali ka mbetur i vdekur nga atentati që tronditi Shkodrën. Dyshohet se shënjestra e atentatit nuk ka qenë viktima, por një nga të plagosurit, Erogen Vaso.

 Ky i fundit është vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Denis Bajri u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të procedurave të ekstradimit 37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve. Denis Bajri (Brajoviç) dyshohet se është autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), ngjarje e cila ka ndodhur më 9 Gusht të viti 2020 në Shkodër. Dyshimet janë se ekzekutimin e Ndojit, Bajri e bëri me porosi të Ervis Martinajt.

Të fundit