Flash News

E-TJERA

E quajti ‘motiv krenarie’ rezistencën e Shqipërisë ndaj Covid-19, Basha sulmon Ramën


E quajti ‘motiv krenarie’ rezistencën e Shqipërisë

Teksa kryeministri Edi Rama po mbante fjalim lidhur me situatën e epidemiologjisë, kryedemokrati Lulzim Basha i ka ndërprerë fjalën duke i rikujtuar viktimat e koronavirusit në Shqipëri.

“Prandaj do të jetë përgjithmonë një motiv krenarie për mua dhe këtë shumicë qeverisëse që Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë dhe përballoi edhe aleancën tuaj me virusin i dhatë një shtytje të lehtë”, deklaroi  Rama.

Ndonëse kryeministri vijonte me fjalën e tij, Basha ‘e sulmonte’ duke i hedhur akuza të vazhdueshme. Kryedemokrati i rikujtoi numrin 'e vërtetë' të viktimave që shkaktoi Covid-19, duke i përmendur shifrën "16 mijë të vdekur."

Kuvendi mban sot seancën plenare ku do të votohet edhe programi qeverisës i maxhorancës në mandatin e tretë. Rama prezantoi pak më parë programin, duke vendosur në fokus dy frontet e luftës: pandeminë dhe tërmetin. Kryeministri u zotua që brenda vitit 2022 të mbyllë të gjitha plagët e tërmetit.

 

 

Të fundit