Flash News

E-TJERA

Ekspertja e ekonomisë tallet me Veliajn: O njish, o artist, ç’bën kështu mo

Ekspertja e ekonomisë tallet me Veliajn: O njish, o artist,

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj, ka ironizuar sot kryebashkiakun Erion Veliajn për aferën e inceneratorëve, duke përdorur fjalët që Veliaj përdorte në fillimet e tij si kryebashkiak.

Pas konferencës së Drejtuesit të këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ku ai ka publikuar pamje, se si Veliaj përgënjeshtron veten në lidhje me inceneratorin inekzistent të Tiranës, Shehaj ka shpërndarë videon dhë pyet ironikisht Veliaj:

 “O njish, o artist,o grupi, ç’bën kështu mo se more veten në qafë.( cit Veliaj). Me letra e dinim që ke bo si tka dash kokrra qejfit por ti i paske dhënë dhe gojës o grupi. Dhe ky do dorëzohet vetë”,- shkruan Brisida Shehaj në Facebook.

Ekspertja e ekonomisë tallet me Veliajn: O njish, o artist,

Dy ditë më parë, Erion Veliaj deklaroi në një emision se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranë, por se bashkia Tiranë ishte vetëm një kliente e qeverisë. Por, në videon e shpërndarë nga Shehaj, Veliaj përgënjeshtron veten me zë dhe figurë teksa fliste në një mbledhje të Këshillit Bashkiak në muajin shtator të 2017.

 

Të fundit