Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi gruan në vitin 2007, kush është personi që vrau dhe plagosi familjen e gruas së dytë në Paskuqan

Ekzekutoi gruan në vitin 2007, kush është personi që vrau

Policia identifikoi autorin e krimit të rëndë në familje, ku ish-dhëndri shkoi në banesën e familjes së ish-bashkëjetueses dhe ekzekutoi me armë motrën dhe kunatën e saj. Dan Hutra është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë për të, pasi Hutra është person me precedent të theksuar kriminal. Në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij, Dafina Havaljas, 22 vjeçe nga Klosi.

“Po, unë e kam vrarë gruan time Dafinën me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdije”, deklaronte Dan Hutra në vitin 2007.

Ai kishte qenë një herë i dënuar në vitin 2003 për heqje të lirisë së nënës e kunatës së tij dhe përdhunimit të kunatës tjetër, një krim për të cilin bëri vetëm 3 vite burg.

Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.

 

Të fundit