Flash News

E-TJERA

Identifikohet autori i ngjarjes në Paskuqan, 35-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu

Identifikohet autori i ngjarjes në Paskuqan, 35-vjeçari sapo kishte

Është identifikuar autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Paskuqan, ku ish-dhëndri ka qëlluar me breshëri arme drejt familjes së ish-bashkëshortes së tij.

Autori është Ramazan Hutra, i cili mësohet se kishte vetëm disa ditë që ishte liruar nga burgu, për një vepër penale e cila nuk bëhet me dije.

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë të plagosur të cilët raportohet të jenë në gjendje të rëndë. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.

Të fundit