Flash News

E-TJERA

Borsh/ Dy burra denoncohen për ngacmim dhe abuzim sek*ual

Borsh/ Dy burra denoncohen për ngacmim dhe abuzim sek*ual

Dy burra, njëri 33 vjeç dhe 52 vjeç, janë denoncuar nga dy vajza në Borsh.

33-vjeçari është kallëzuar për abuzim seksual, ndërsa 52-vjeçari për ngacmim. Të dyja rastet kanë ndodhur tek e njëjta zonë bregdetare.

"E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, është kallëzuar nga një vajzë për kryerje të marrëdhënieve seksuale pa pëlqimin e saj, ndërsa ajo ndodhej me pushime në Borsh.

Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, është kallëzuar nga një vajzë tjetër për ngacmim seksual në të njëjtën zonë bregdetare.

Të dy rastet janë referuar në Prokurori dhe hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të të dyshuarve", njofton policia.

Të fundit