Flash News

E-TJERA

Erdogan thirrje nga Tirana: Armët të heshtin dhe të vendoset paqja në Ukrainë

Erdogan thirrje nga Tirana: Armët të heshtin dhe të vendoset

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për armëpushim në Ukrainë.

Erdogan, teksa foli në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, kërkoi që armët të ndalen dhe që në Ukrainë të vendoset paqja. Ai vlerësoi se vendosja e armëpushimit është në interes të sigurisë evropiane.

"Do doja të falenderoja mikun tim të dashur Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë samit. Është e rëndësishme që të veprojmë të bashkuar. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme që të krijohet arkitekturë e drejt.

Në këto kohë kritike ku diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë të dobishme. Ne besojmë se këto përpjekje duhet të përfshijnë edhe aleatë që nuk janë anëtarë të BE. Kjo do ishte në interes të sigurisë europiane.

Duhet të konsultohemi për hapat që garantojnë sigurinë tonë ekonomike.

Jemi në një moment kritik që armët të heshtin dhe paqja të vendoset në Ukrainë. Sot ashtu si në të shkuarën gjithë secili po kontribuon për të arritur armëpushimin", deklaroi Erdogan.

Të fundit