Flash News

E-TJERA

“Erëra të forta po fryjnë!”, paralajmëron gazetarja: SPAK zbarkon në ministrinë e Ballukut, sekuestron dosje e celularë

“Erëra të forta po fryjnë!”, paralajmëron

Prej kohësh, zëvendëskryeministren Belinda Balluku, njëherësh ministre e e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur denoncime të shumta për abuzime dhe favore ndaj oligarkëve.

Gazetarja, Klodiana Lala, ka zbuluar këtë të enjte se hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit kanë zbarkuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kanë sekuestruar celularët e dy punonjësve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Lala shkruan “Erëra të forta po fryjnë” duke paralajmëruar kështu arrestime të bujshme.

“Hetuesit e BKH zbarkuan dy ditë më parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestruan celularët e dy punonjësve. Të tërë në Ministri janë të frikësuar se çdo dalë nga komunikimet. Erëra të forta po fryjnë!”, shkruan Lala pa dhënë më shumë detaje.

“Erëra të forta po fryjnë!”, paralajmëron

 

Të fundit