Flash News

E-TJERA

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për t’u integruar? Soreca: BE duhet të mbajë premtimin

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për t’u

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha pikat dhe kriteret e kërkuara nga BE-ja, por sipas tij është në dorën e shteteve anëtare që të vendosin për t’i hapur derën Shqipërisë.

"Unë mendoj që integrimi ndodh dita-ditës dhe qytetarët e Shqipërisë po integrohen në BE. Për hapat e mëtejshëm besoj kam qenë i qartë. Shqipëria ka dhënë rezultate dhe është koha që BE të mbajë premtimin e vet. Shtetet duhet të lexojnë raportin dhe të gjejnë ato pika të forta në mënyrë që Shqipëria dhe RMV të ulen në atë tryezë sepse e meritojnë. I kanë arritur të gjitha pikat e kërkuara," tha Soreca.

 

Të fundit